Lajme

Çfarë pason fundosja e euro-s për konsumatorët në Evropë dhe SHBA?


Euro ka pësuar një disfatë të madhe ndaj monedhës amerikane që nga pushtimi rus i Ukrainës në muajin shkurt.

Ajo ka rënë në nivelin e saj më të ulët në 20 vjet.

Kjo, pasi rritja e çmimeve të gazit dhe pasiguria rreth furnizimit rus me energji nxitën frikën e recesionit në eurozonë.

Kështu shkruan redaktori i Ekonomisë, Tim Rooks për transmetuesin gjerman “Deutsche Welle”.

Monedha e përbashkët evropiane po tregtohej deri në 1.0007 dollarë të martën.

Rënia e mprehtë e ka barazuar euron me dollarin amerikan për herë të parë që nga fundi i vitit 2002.

Euro dollar lost in translation

Pse po bie euro?

Përkeqësimi i përgjithshëm i perspektivës së eurozonës mes rritjes së çmimeve të gazit po zvarrit monedhën e përbashkët.

Mbështetja e madhe e ekonomive të mëdha si Gjermania dhe Italia nga gazi rus i ka lënë investitorët të nervozuar.

Ekonomistët po parashikojnë një recesion shumë më të shpejtë dhe më të dhimbshëm në zonën e euros sesa në SHBA.

Kësaj i shtohet edhe diferenca në nivelet e normave të interesit në SHBA dhe eurozonë.

Rezerva Federale të SHBA-ve kanë rritur në mënyrë agresive normat e interesit për të ulur inflacionin.

Kjo, ndërsa Banka Qendrore Evropiane (BQE) deri më tani i ka rezistuar rritjeve.

Barazi në thelb do të thotë që 1 dollar blen 1 euro.

Nuk është gjë tjetër veçse një prag psikologjik për pjesëmarrësit e tregut, të cilët janë të njohur për dashurinë e tyre për shifrat e rrumbullakosura.

European central bank not to extend liquidity relief for banks

Si ndikon dobësimi i euro-s te konsumatorët?

Një euro në rënie do t’i shtojë barrën familjeve dhe bizneseve evropiane që tashmë janë duke u lëkundur nga inflacioni rekord.

Një monedhë më e dobët do t’i bënte më të shtrenjta importet, të cilat kryesisht janë të shprehura në dollarë.

Kur këto artikuj janë lëndë të para ose mallra të ndërmjetme, kostot e tyre më të larta mund të rrisin më tej çmimet lokale.

Në kohë normale, një monedhë e dobët shihet si një lajm i mirë për eksportuesit.

Kjo, sepse rrit eksportet duke i bërë ato më të lira në dollarë.

Por, këto nuk janë kohë normale falë fërkimeve globale të zinxhirit të furnizimit, sanksioneve dhe luftës në Ukrainë.

Megjithatë, për udhëtarët amerikanë që shkojnë në Evropë këtë verë, një euro e dobët është një “bekim”.

Për shembull, në nivelin e barazisë, teorikisht ata do të jenë në gjendje të shkëmbejnë 1 mijë dollarë për 1 mijë euro.

Me fjalë të tjera, dollari i tyre do të vlente shumë më tepër. Për bizneset që importojnë mallra evropiane, gjërat do të ishin më të lira në dollarë.

Europe imports more South African coal as Russian ban looms - Moneyweb

Ku është fundi i euro-s?

Bastet se euro do të vazhdojë rënien e saj nën barazi me dollarin janë rritur ditët e fundit ndërsa kriza energjetike në Evropë përkeqësohet.

Strategët e Nomura International parashikojnë se euro mund të bjerë deri në 0,95 dollarë.

Kreu i kërkimit të këmbimit valutor të Deutsche Bank, George Saravelos, ka një parashikim të ngjashëm.

Një “lëvizje poshtë në $0.95-$0.97 do të përputhej me ekstremet e të gjitha kohërave të parë në kurset e këmbimit që nga fundi i Bretton Woods në vitin 1971”, shkroi ai në një shënim të 6 korrikut drejtuar klientëve.

BQE-ja synon sakaq të rrisë normat bazë të interesit me 25 pikë bazë javën e ardhshme, rritja e saj e parë në mbi 10 vjet.

Megjithatë, disa ekspertë thonë se një rënie ekonomike do ta vendosë bankën në një ngurtësim, duke e penguar atë nga çdo shtrëngim agresiv i politikës monetare.

Kjo nga ana tjetër do të siguronte që normat e interesit në eurozonë të mbeten të ndrydhura përballë SHBA-ve. Një pritshmëri e tillë tashmë po luan një rol në rënien e euros.

Ky artikull është përshtatur nga Deutsche Welle për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore