Shëndet

Çfarë nënkuptojnë rrudhat në fytyrën tuaj?


Procesi i plakjes fillon gradualisht që në moshën 25-vjeçare dhe zhvillohet ngadalë me kalimin e kohës.

Njerëzit vërejnë ndryshime në strukturën dhe ngjyrën e lëkurës, kur rrudhat fillojnë të shfaqen.

Lëkura bëhet më e hollë dhe e thatë. Për rrjedhojë, bëhet më pak rezistente ndaj dëmtimeve.

Faktorët, që favorizojnë formimin e rrudhave, janë ekspozimi ndaj diellit, dieta jo e shëndetshme  dhe shprehitë e fytyrës.

Por çfarë tjetër zbulojnë vijat e holla të fytyrës, përveç faktit që po rritemi?

Rreziku i sëmundjeve të zemrës

Rrudhat më shqetësuese janë ato që shfaqen pranë veshëve. Linjat diagonale në lobet e veshit janë të lidhura drejtpërdrejt me sëmundjet kardiovaskulare.

Sipas një studimi, rrudhat pranë kësaj zone korrespondon me një rrezik prej 67 për qind të sëmundjes së zemrës.

Kocka “të brishta”

Studiuesit e Universiteti Yale zbuluan se rrudhat tregojnë densitet të zvogëluar të kockave, veçanërisht te gratë që janë në periudhën e menopauzës.

Ekspertët rekomandojnë gjumë të mirë, ushqim të shëndetshëm dhe ndërprerjen e pirjes së duhanit, për të shmangur problemet e mësipërme.

 Marrë dhe përshtatur nga “The Health” për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore