Jetesë & Stil

Çfarë ndryshon në seks gjatë të tridhjetave?


Ilustrim

Dëshira seksuale ndryshon me moshën dhe të tridhjetat sjellin shumë gjëra të reja.

Nuk ia provoni më veten askujt

Nuk ka më stres lidhur me performancën e lartë në shtrat. Arsyeja për këtë mund të jetë se jeta juaj seksuale është e lidhur me një person ose keni pasur shumë partnerë seksualë deri më tani dhe keni vetëbesim, por presioni që ekzistonte në të njëzetat është ulur ose është zhdukur plotësisht.

Jeni të lumtur me një partner

Statistikisht, shumica e njerëzve hyjnë në një lidhje afatgjatë ose martesë në fund të të njëzetat dhe janë në një marrëdhënie të qëndrueshme në të tridhjetat. Dëshira për të provuar gjëra të reja zbret në poza të reja me një partner, jo në dalje të çmendura që dikur përfundonin në seks të papritur me dikë që mezi e njihni.

 Zbuloni gjëra të reja

Mund të jetë koha më e mirë për të eksploruar veten, dëshirat dhe interesat tuaja. Puna me veten është e ndryshme për të gjithë – disa do të provojnë poza ose vende të reja, disa do të vendosin të përmirësojnë aftësitë e tyre seksuale, por në përgjithësi, njerëzit janë më të shqetësuar për të mprehur njohuritë dhe përvojën e tyre.

Komunikoni më mirë me partnerin tuaj

Sigurisht, të gjithë do të donin të ndajnë të gjitha fantazitë e tyre që nga dita e parë dhe t’i provojnë ato, por kjo është një aftësi që mësohet me kalimin e kohës. Për të ndarë diçka kaq personale kërkon besim dhe dashuri mes partnerëve.

Në të tridhjetat e tyre, shumica e njerëzve e dinë se çfarë u pëlqen dhe çfarë jo. Nëse jeni në një lidhje afatgjatë, ju e dini se si të ‘ngatërroheni’ me njëri-tjetrin dhe si ta çoni veten dhe partnerin tuaj në kulm.

Jeni të njohur me trupin tuaj

Me kalimin e viteve, ju tashmë e keni kuptuar se si e përjetoni më së miri kulmin dhe cila është poza juaj më e mirë. Kjo është shumë e rëndësishme në situatat kur nuk keni shumë kohë dhe dëshironi një seks të shpejtë, si në mëngjes para se fëmijët të zgjohen.

Cilësia është më e rëndësishme se sasia

Seksi në të tridhjetat është fantastik, pavarësisht nëse jeni në një lidhje apo vetëm. Shumica në këtë periudhë ulin sasinë e marrëdhënieve seksuale dhe kthehen në cilësi.

Duke qenë se është gjithashtu një kohë e krijimit të familjes, punës për një karrierë dhe një periudhe kaotike të jetës në përgjithësi, shumica e njerëzve preferojnë të zgjedhin seks cilësor një herë në javë sesa tre me nxitim.

Pjesë e jetës seksuale bëhet edhe dëshira për fëmijë

Në të tridhjetat e tyre, shumë njerëz bëjnë të ashtuquajturin “seks me qëllim” për të pasur fëmijë. Në këtë rast seksi nuk është fantastik, para së gjithash sepse seksi është i detyruar gjatë ditëve pjellore dhe sjell shumë tension, ndaj seksi në vend të kënaqësisë mund të bëhet detyrë.

Mund të keni marrëdhënie edhe kur jeni të lodhur

Seksi dembel është një nga aftësitë që është mirë që njerëzit ta praktikojnë në fillim të të tridhjetave, sepse ka shumë mundësi që t’ua shpëtojë jetën seksuale.

Shumë prej tyre janë të lodhur gjatë kësaj periudhe për shkak të detyrimeve të forta – punës, fëmijëve, faturave dhe askush nuk ka akses në energji të pakufizuar. Seksi dembel do t’ju vijë në ndihmë kur të keni pasur një ditë të vështirë, e megjithatë do të dëshironit t’i përkushtoheni partnerit dhe vetes suaj.

Jeni pajtuar me faktin se jeta juaj seksuale ka ulje-ngritjet e saj

Ka raste kur as nuk ju shkon mendja te seksi– keni probleme në punë, fëmijët nuk ju dëgjojnë dhe ju ndiheni sikur jeni gjeneral në ushtri. Atëherë zakonisht nuk keni vullnet për të bërë seks. Dhe kjo është krejtësisht normale, si për ju ashtu edhe për partnerin tuaj.

Nga ana tjetër, ka raste kur e vetmja gjë në mendjen tuaj është seksi dhe ju ndiheni sikur po kaloni sërish zgjimin tuaj seksual. Jeni mjaftueshëm në moshë për të ditur se dëshira për seks ndonjëherë është më e fortë, herë më pak dhe se e gjitha është pjesë e pandashme e jetës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore