Stil

Çfarë i bën flokët të rriten më shpejtë


Ndërsa gjenetika luan një rol në ruajtjen e rritjes së shëndetshme të flokëve, disa faktorë të tjerë gjithashtu hyjnë në lojë. Edhe pse nuk ka ilaç që do të rezultojë në rritje të menjëhershme, ka hapa që mund të ndërmerrni për të ndihmuar në rritjen e flokëve.

Shmangni dietën kufizuese të ushqimeve

Dieta kufizuese mund të ulë burimet dhe lëndët ushqyese të nevojshme për rritjen e flokëve. Dhe meqenëse rritja e flokëve është një përparësi relativisht e ulët krahasuar me funksionet e tjera trupore, rritja e flokëve ndalet shpejt kur trupi juaj vendoset nën stres për shkak të dietës. Edhe pas rifillimit të një diete të shëndetshme, rënia e flokëve zakonisht vazhdon për një periudhë disa mujore.

Kontrolloni marrjen e proteinave

Nëse dieta juaj është rreptësishtë kufizuese, flokët nuk do të rriten në mënyrë optimale. Të hash një dietë të ekuilibruar mirë me marrje adekuate të proteinave është e rëndësishme për rritjen e flokëve.

Provoni produkte të mbushura me kafeinë

Të gjithë e dimë që kafeina mund t’ju ​​japë një shtytje të energjisë, por një studim i vitit 2020 zbuloi se mund të ketë gjithashtu efekte nxitëse të rritjes në flokët tuaj. Kafeina mund të ndihmojë në promovimin e rritjes së flokëve të reja në nivelet molekulare, qelizore dhe të organeve si tek burrat ashtu edhe tek gratë.

Eksploroni vajrat esencialë

Vajrat esencialë jo vetëm që mbajnë erë të mirë, por gjithashtu mund të ndihmojnë në nxitjen e rritjes së flokëve. Një dozë ditore prej 400 miligramë vaj të farave të kungullit në formë kapsule, rezulton në një rritje të flokëve. Produktet si vaji i mentës dhe i rozmarinës, gjithashtu kanë një efekt të shpejtë në rritjen e flokëve.

Vitaminat 

Vitamina specifike, minerale dhe acide yndyrore janë veçanërisht të rëndësishme për shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe gjithashtu luajnë një rol kryesor në sigurimin e trupit tuaj me energjinë e nevojshme për rritjen e flokëve. Duke përfshirë këtu: biotinën, vitaminën C,D, E, zinkun, hekurin si dhe omega tre dhe gjashtë, të cilat përveç se ndihmojnë në rritje ato edhe i’u mbrojnë nga rënia e flokëve.

Masazhoni kokën

Një masazh i kokës mund të ndihmojë në relaksimin dhe lehtësimin e stresit. Por, gjithashtu edhe në rritjen, e shëndetin e flokëve tuaj. Efekti i masazheve të përditshme katër minutëshe të kokës, do të ketë një ndryshim të dukshëm në rritjen e flokëve, pasi që një mazash i kokës çon në zgjerimin e enëve të gjakut nën lëkurë. Kjo, nga ana tjetër, mund të çojë në flokë më të trashë, më të fortë dhe ka më pak gjasa që flokët të dëmtohen ose të bien.

Mbani larg tharëset dhe drejtueset e flokëve

Tharëset dhe drejtueset, dëmtojnë rëndë flokët. Shmangia e stilimit të flokëve me nxehtësi të madhe mund të mos jetë një mundësi që dëshironi ta provoni por, sapo të kufizoni përdorimin e këtyre mjeteve flokët tuaj do të ringjallen dhe kjo i bënë ato që të rriten më shpejtë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore