Aplikacione

Çfarë është Bumble, aplikacioni që lejon vetëm gratë të bëjnë lëvizjen e parë


Çfarë është aplikacioni Bumble? Ky është një aplikacion takimesh i ngjashëm me Tinder, ku mund të krijoni një profil me fotografi dhe pastaj mund të shfletoni nëpër pretenduesit.

Përdoruesit mund të rrëshqasin djathtas për të “pëlqyer” një profil dhe majtas për ta “refuzuar”, dhe kur dy persona kanë “pëlqyer” njeri-tjetrin ata kanë mundësi të bashkëbisedojnë.

Sidoqoftë, Bumble lejon vetëm gratë të bëjë lëvizjen e parë. Kështu i duhet asaj të dërgojë mesazhin e parë. Nëse gruaja nuk e dërgon mesazhin e parë brenda 24 orëve pas çiftimit, lidhja humbet.

Aplikacioni besohet të ketë 5.03 milion përdorues në të gjithë botën. Aplikacioni është i vlerësuar me miliona bashkëbisedime dhe mijëra dasma dhe fejesa.

Për të përdorur Bumble së pari duhet të shkarkoni aplikacionin nga dyqani virtual dhe të krijoni një llogari, të cilën mund ta bëni edhe përmes Facebook.

Pastaj mund të zgjidhni fotografi nga llogaria juaj në Facebook për t’u përfshirë në profilin tuaj dhe gjithashtu mund të shkruani një “bio” të shkurtër për veten tuaj.

Aplikacioni më pas përdor vendndodhjen tuaj për të skanuar ndonjë bashkëshort potencial përreth jush duke përdorur preferencat tuaja për gjininë, moshën dhe sa larg janë ato.

Nëse shihni një person që ju pëlqen, rrëshqitni djathtas, nëse nuk ju tërheqë, rrëshqitni majtas.

Kur ju dhe një person tjetër rrëshqitni djathtas për njëri-tjetrin, ju përputheni dhe atëherë femra ka 24 orë për të bërë lëvizjen tuaj.

Nëse ajo nuk bën, përputhja është e humbur dhe ju nuk mund t’i dërgoni më mesazhe njëri-tjetrit. Ose edhe nëse ajo dërgon mesazhe, nëse ata nuk përgjigjen brenda një dite, përputhja gjithashtu zhduket përgjithmonë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore