Sport

Çfarë e pret Joachim Low-in?


Në fillim të 2021-ës, Joachim Low zyrtarizoi që do largohet nga Gjermania pas EURO 2021.

Low kaloi 17 vite te Gjermania, një herë si asistent e pastaj edhe si trajner i kombëtares së panzerave.

Joachim Low nuk ka drejtuar në futbollin e klubeve që nga viti 2004, dhe, derisa futbolli ka ndryshuar shumë që nga ajo kohë, ka ndryshuar edhe reputacioni i Low-it në sport.

Duke bërë emër si një ndër trajnerët më të mirë në nivel internacional, do jetë interesante të shohim Loë tek rikthehet te futbolli i klubeve.

Por, cilat janë disa nga klubet me të cilat Low është lidhur nga tabloidet e ndryshme sportive?

Real Madrid

Low ka shfaqur interes që të jetë trajner jashtë Gjermanisë, dhe Real Madrid-i po e konsideron si opsion nëse Zidane largohet në fund të sezonit.

Kontrata e Zidane skadon në 2022-ën, por këtë sezon gjërat nuk po shkojnë sipas pritshmërive për klubin mbretëror.

Shumë do të vendos se si përfundon ky sezon për Real Madrid-in, sidomos në Champions League.

Low mund të jetë një opsion interesant për Real Madrid-in, si një trajner që ka përvoj me personalitete të mëdha dhe përdor talentet në mënyrë perfekte.

Tottenham Hotspur

Edhe pse në fillim të sezonit u ngrit në qiellin e shtatë, vendi i Mourinho-s në stolin e gjelave është seriozisht në rrezik.

Nëse Totteham heq dorë nga Portugezi, ata dëshirojnë të nënshkruajnë edhe me një emër të madh.

Low është opsion për Tottenham-in, si trajner që do ishte një tjetër emër i madh në stolin e “Tottenham Stadium”.

Juventus

Një tjetër gjigant evropian, që është në vendin e tretë në ligën e saj, si Real Madrid-i.

Është e thjeshtë, Juventus kërkon shumë më shumë se kaq.

Sezoni debutues për Pirlo-n nuk po shkon fare mirë, me zonjën e vjetër që është jashtë Champions-it dhe garës për titull.

Nëse Juventus vendos të mos vazhdoj me Pirlo-n, Low mund të jetë opsion real.

Borussia Monchengladbach

Me Marco Rose te Dortmund, dhe Xabi Alonso-n që refuzoi ofertën e tyre, Gladbach ende është duke kërkuar trajner.

Nëse Low dëshiron ta provoj Bundesliga-n përsëri, Gladbach është vendi perfekt që Joachim të bej rikthimin.

RB Leipzig

Leipzig janë të kënaqur me trajnerin, por Julian Naglesmann është një figurë shumë popullore që kërkohet nga e gjithë Evropa.

Leipzig-u mund t’i ofroj Low-it pjesëmarrje në Champions dhe mundësinë për ta udhëhequr nje pretendent real për titull në Bundesliga.

Destinacioni final?

Duhet të presim dhe të shohim se çfarë e ardhmja ka rezervuar për Low-in.

Low është një trajner i jashtëzakonshëm, ai ka menaxhuar Gjermaninë kur gjeneratat po ndërroheshin dhe prap ka arritur të fitoj.

Përveç botërorit të fundit, Gjermania ka arritur të paktën gjysmëfinalet në katër nga pesë kompeticionet madhore për shtete.

Low ka fituar përsëri reputacionin si një ndër më të mirët, dhe në çdo klub ai do të shkoj si një fitues i kupës së botës.

Kjo është edhe arsyeja pse shumë klube të mëdha mund të kërkojnë shërbimet e tij.

Pas EURO 2021, ‘saga’ Low, do jetë një ndër më interesantet në botën e futbollit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore