Vende

Çfarë duhet bërë patjetër në Shqipëri?


Ngjitje në Valbonë

Valbona njihet ndryshe si perla e Shqipërisë. Valbona nuk është thjesht një destinacion natyror i Shqipërisë, ajo është një kompleksitet dukurish interesante, si e gjithë pjesa tjetër e Alpeve Shqiptare, që ngërthen bashkë të gjitha kuptimet e së bukurës. Valbona u tregon udhëtarëve madhështinë e saj përmes maleve hijerënda, thellësinë e saj përmes pyjeve e humnerave, pastërtinë e saj përmes ujit të kristaltë ku vallëzojnë troftat e arta.

Turi i UNESCO-s

Mijëra vjet histori shqiptare janë edhe të botës.Pasuritë që kapërcejnë kufijtë lokalë, janë mbrojtur mirë nga koha dhe tallazet e trazuara të betejave ballkanike. Butrinti, Gjirokastra dhe Berati, ja kanë dalë të shkëlqejnë në listën që bota e qytetëruar e konsideron më shumë se të çmuar.

 

Udhëtim me varkë në rivierën shqiptare

Plazhet fantastikë të jugut mund të zbulohen akoma më mirë nëse bëheni pjesë e lundrimeve me varkë. Nga qytetet e mëdha si Vlora apo Saranda, nisen përgjatë verës me dhjetëra varka çdo ditë në drejtim të plazheve apo shpellave ende të panjohura gjerësisht për turistët.

Eksploroni agroturizmin shqiptar

Nga veriu në jug, ka plot ferma, kantina apo bujtina të njohura për ushqimin e tyre, natyrën e virgjër dhe mikëpritjen tradicionale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore