Lajme

“Çështjes shqiptaro-amerikane” i shtohet edhe kongresmeni amerikan Andy Levin


Andy Levin, Kongresmen nga Michigani

Andy Levin, përfaqësues i shtetit të Michiganit në Kongresin amerikan, i është bashkuar grupit për çështjet shqiptaro-amerikane.

Përfshirjen e kongresmenit amerikan në këtë iniciativë e ka bërë të ditur biznesmeni shqiptaro-amerikan, Richard Lukaj, përmes një postimi në Twitter.

“Njihuni me kongresmenin Levin, i grupit më të ri për çështjet Shqiptaro-Amerikane”, ka shkruar Lukaj një cicërimë.

“Ai është nipi i senatorit të ndjerë Carl Levin, të cilin e kujtoj me dashuri nga ditët e shërbimit të tij në Komitetin e Shërbimeve të Armëve gjatë konflikteve në Ballkan. Faleminderit shqiptarë të Miçiganit”, ka shkruar ai.

Lukaj është një prej aktivistëve të çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore