Sport

Çerekfinalet e Roland Garros


U luajtën sot edhe tre ndeshje tjera në “Grand Slam-in” francez të Roland Garros-it.

Pas ditës së djeshme, kur u caktuan çerekfinalet e para:

Zverev – Davidovich Fokina

Tsitsipas – Medvedev

Sot janë mësuar edhe dy çerekfinalet tjera.

Për shkak të një problemi muskulor, Federer vendosi të terhiqej nga Roland Garros në mënyrë që të fokusohet për turneun e Wimbledon-it.

Në këtë mënyrë, kundërshtari i tij Matteo Berrettini, kualifikohet direkt për në çerekfinale.

Atje, Berrettini, do të përballet me sërbin Novak Djokovic.

Ky i fundit, edhe pse se fitoi ndeshjen, u kualifikua në çerekfinale.

Me shumë fat dhe mund, Djokovic arrin këtë fazë.

Në ndeshjen përballë 19-vjeçarit italian, Musetti, Djokovic ishte 2-2 me sete.

Por, një lëndim i pafat i italianit, e bëri të pamundur vazhdimin e takimit, duke e detyruar atë që të tërhiqet.

Ndeshja mes këtyre dyve zhvillohet më 9 qershor.

Numri dhjetë i botës, Schwartzman, nuk pati asnjë problem përballë Struff.

Në tre orë e katër minuta, ai e mbylli ndeshjen 3-0 me sete, (7-6, 6-4, 7-5).

Fituesi i kësaj ndeshje, do të përballet me Rafael Nadal.

Nadal fitoi 3-0 me sete përballë Sinner, (7-5, 6-3, 6-0).

Spanjolli, ose mbreti i Roland Garros-it, e mbylli ndeshjen në vetëm dy orë e 20 minuta.

Ndeshja mes tyre zhvillohet me 9 qershor, sikur ajo e Djokovic përballë Berrettini-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore