Përballje

Çerekfinale e ‘zjarrtë’ mes Porto dhe Chelsea


Në ora 21:00 do luhet çerekfinalja mes Chelsea dhe Porto.

Në rundin e kaluar, Porto kishte befasuar duke mposhtur Juventusin me Cristiano Ronaldon në krye.

Ndërsa Chelsea kishte fituar me rezultat bindës ndaj Atletico Madridit ku rezultati i dy ndeshjeve ishte 3:0 në favor të londinezëve.

Porto vijnë në këtë ndeshje nga tre fitore radhazi në ligën portugeze, ndërsa Chelsea kanë humbur ndeshjen e fundit përballë West Bromich Albion.

Këto dy skuadra kanë fituar Ligën e Kampionëve nga një herë, Porto në vitin 2004 në krye me Jose Mourinho dhe Chelsea në 2012 ku kishin një rrugëtim të vështirë në krye me yllin, Didier Drogba.

Trajneri i Portos, Sergio Conceicao është i shqetësuar për humbjen e fundit të Chelsea, pasi ai beson se ata do jenë më të rrezikshëm pas humbjes.

“Chelsea deri në këtë ndeshje të fundit kishte qenë jashtëzakonisht kompetent, ata nuk kanë humbur asnjë ndeshje në Ligën e Kampionëve, kanë mbrojtjen e dytë më të mirë në Ligën e Kampionëve dhe gjithashtu në Premierligë. Chelsea janë ekip fantastik, dhe kur këto humbje ndodhin shërbejnë si paralajmërim.

“Nëse doni mendimin tim, unë do të preferoja që ata të fitonin ndeshjen e fundit. Për shkak se këto situata i bëjnë të gjithë më vigjilent, dhe sinqerisht nuk më pëlqejnë shumë këto humbje”, ka thënë Conceicao.

Chelsea do të ketë Christian Pulisic dhe N’Golo Kante në dispozicion për këtë ndeshje pasi ata janë të gatshëm të kthehen pas lëndimeve të tyre.

Thomas Tuchel konfirmoi se Tammy Abraham do të jetë gjithashtu në skuadër, megjithëse Kante nuk ka gjasa të fillojë pas lëndimit të tij.

Porto do të ndeshet me Chelsea pa Sergio Oliveira dhe Mehdi Taremi e Ivan Marcano.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore