Aplikacione

CEO i Parler, mesazh për rikthimin


John Matze, CEO i Parler, nëpërmjet një mesazhi të publikuar në faqen e kompanisë, ka njoftuar se aplikacioni do të rikthehet pas problemit të ndërprerjes nga Amazon.

“Ne do të zgjidhim çdo sfidë që del para nesh dhe planifikojmë t’ju mirëpresim të gjithëve së shpejti”, ka thënë Matze.

Parler doli jashtë linje në momentin kur Amazon Web Services preu shërbimet e saj. Lëvizje e cila u pasua nga Google dhe Apple të cilët ndaluan shpërndarjen e aplikacioneve mobile të rrjeteve sociale.

Sipas CNet, faqe dedikuar teknologjisë, bëhët me dije se kompania Parler ka hapur çështje gjyqësore dhe kërkon restaurimin e shërbimit.

Distancimi i Amazon, Google dhe Apple nga Parler, sipas CNet, ka ardhur si pasojë e shqetësimeve se shërbimi mund të përdoret për të promovuar dhunë pas sulmit në Kapitolin e SHBA-ve nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump.

Pjesë e këtij distancimi kanë qenë edhe platformat Facebook dhe Twitter të cilat kanë bllokuar llogarinë e Trump-it pas shqetësimeve se komentet e tij mund të nxisin dhunë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore