Film

Censuroi posterin e filmit të Pedro Almodovar, Instagram kërkon falje


Pronari i Instagram-it, Facebook-ut ka hequr dorë nga vendimi për ndalimin e një posteri për filmin e ri të regjisorit spanjoll Pedro Almodovar, duke treguar “një thithë” që prodhon një “pikë qumështi”.

Javier Jaen, i cili krijoi reklamën për Madres Paralelas (Paralel Mothers) kishte thënë se platforma nuk duhet ta kishte “censuruar” posterin.

Kompania e mediave sociale tani ka kërkuar falje për heqjen e tij.

Facebook tha se kishte bërë një përjashtim nga ndalimi i tij i zakonshëm i “lakuriqësisë”, për shkak të “kontekstit të qartë artistik”.

Në filmin, i cili do të hapë Festivalin e Filmit në Venecia më 1 shtator, luan artistja Penelope Cruz.

Imazhi promovues u bë të dukej si një kokërdhok i syve që prodhonte një pikë loti.

Një zëdhënës i Facebook tha se “ne fillimisht hoqëm disa raste të këtij imazhi për shkeljen e rregullave tona kundër lakuriqësisë”.

“Megjithatë, ne bëjmë përjashtime për të lejuar lakuriqësinë në rrethana të caktuara, që përfshin kur ka një kontekst të qartë artistik”.

Disa përdorues të mediave sociale kishin qarkulluar imazhin ofendues në kundërshtim me ndalimin origjinal.

Jaen ofroi “një milion falënderime” për të gjithë ata që e kishin bërë këtë dhe, gjithashtu, falënderoi Almodovar dhe kompaninë e tij të prodhimit El Deseo për “guximin, integritetin dhe lirinë” e tyre.

Vitin e kaluar, një terapiste bukurie që vizaton tatuazhe për gratë dhe burrat që kanë humbur gjoksin përmes një mastektomie, u ndalua të postonte fotografi të punës së saj në reklamat në Facebook.

Një zëdhënës i Facebook-ut tha se faqja lejoi imazhe të tatuazheve të areola post-mastectomy në një faqe ose profil, por jo brenda reklamave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore