Përballje

Celtics me fitore minimale dhe Nets me dominim total


Ndeshja e parë e së martës në NBA ishte e njëanshme pas dominimit total të Brooklyn Nets përballë Minnesota Timberwolves.

Timberwolves pësuan një humbje të thellë nga Nets me rezultat 127:97.

Kjo ndeshje nuk ishte e barabartë që nga fillimi, ku Nets morrën një epërsi prej 21 pikëve nga pjesa e parë.

Te Nets mungonin tre lojtarë shumë të rëndësishëm si James Harden, Kyrie Irving e Lamarcus Aldridge, por kjo nuk e ndaloi Kevin Durant që të dominonte dhe të fitonte ndeshjen.

Më të mirët te Nets ishin Kevin Durant me 31 pikë dhe Joe Harris me 23 pikë.

Ndërsa te Timberwolves më të dalluarit ishin Anthony Edwards me 27 pikë e 8 kërcime dhe D’Angelo Russell me 15 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=BU9mJshZZP0&ab_channel=MLGHighlights

Ndryshe nga Nets dhe Timberwolves, ndeshja mes Boston Celtics dhe Portland Trail Blazers ishte dramatike ku fituesi nuk u dit deri në sekondat e fundit të ndeshjes.

Celtics fituan këtë duel me rezultat minimal 116:115.

Protagonisti i kësaj ndeshje ishte Jayson Tatum i cili shënoi për t’i dhënë Celtics fitoren e katërt radhazi.

Te Celtics më të mirët ishin Jayson Tatum me 32 pikë e 9 kërcime, Jaylen Brown me 24 pikë dhe Kemba Walker me 21 pikë, 8 kërcime e 7 asistime.

Kurse te Blazers më të mirët ishin Damian Lillard me 28 pikë e 10 asistime, Carmelo Anthony me 25 pikë dhe Norman Powell me 20 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=qak4osHbH7I&ab_channel=MLGHighlights

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore