Përballje

Celtics fiton ndeshjen e shtatë radhazi, Bulls mposht Timberwolves


Ndeshjet në NBA ishin interesante dhe pa befasi.

Chicago Bulls – Minnesota Timberwolves

Ndeshja mes Chicago Bulls dhe Minnesota Timberwolves përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 134:122.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, deri në çerekun e fundit, ku Bulls arritën të marrin një epërsi më të madhe.

DeMar DeRozan ishte përsëri lojtari kryesorë në fitoren e Bulls, pasi ai shënoi 35 pikë për të mposhtur Timberwolves.

Performancë po aq të mirë kishte edhe Anthony Edwards në anët e Timberwolves, i cili shënoi 31 pikë me 8 asistime.

Lojtar të tjerë që kontribuuan në fitoren e Bulls ishin Nikola Vucevic me 26 pikë, 8 kërcime e 7 asistime, Javonte Green me 23 pikë dhe Coby White me 22.

Ndërsa te Timberwolves, më të mirët ishin Karl Anthony-Towns me 27 pikë, 8 kërcime e 8 asistime dhe D’Angelo Russell 18 pikë.

Boston Celtics – Denver Nuggets

Dueli mes Boston Celtics dhe Denver Nuggets përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 108:102.

Ndeshja ishte e baraspeshuar deri në momentet e fundit, ku mbrojtja e Celtics ishte shumë efikase.

Kjo është fitorja e shtatë radhazi për Celtics, e cila i radhit ata në pozitën e shtatë.

Nikola Jokic pati një performancë shumë të mirë ku arriti dyshifrorë të trefishtë me 23 pikë, 16 kërcime e 11 asistime.

Më të dalluarit në fitoren e Celtics ishin Jayson Tatum me 24 pikë dhe Robert Williams me 15 pikë e 16 kërcime.

Ndërsa te Nuggets, Aaron Gordon me 17 pikë dhe Will Barton me 13.

Ndeshjet e tjera në NBA përfunduan kështu:

Detroit Pistons – Charlotte Hornets 119:141

Indiana Pacers – Cleveland Cavaliers 113:120

Philadelphia 76ers – Oklahoma City Thunder 87:100

Atlanta Hawks – San Antonio Spurs 121:136

Utah Jazz – Orlando Magic

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore