Përballje

Celtics dominojnë Lakers, Curry me performancë fantastike përsëri


Në derbin mes Los Angeles Lakers dhe Boston Celtics triumfuan këta të fundit me rezultat të ngushtë 121:113.

Celtics dominuan që nga çereku i parë deri te i treti ku para se të fillonte çereku i katërt kishin një epërsi prej 12 pikësh.

Pavarësisht mungesës së Lebron James dhe Anthony Davis, Lakers arritën t’i bëjnë rezistencë, ku në minutat e fundit të lojës ata arritën të ngushtojnë rezultatin në katër pikë, por nuk mundën ta përmbysin rezultatin.

Më të mirët te Celtics ishin Jaylen Brown me 40 pikë e 9 kërcime dhe Payton Pritchard me 15 pikë e 7 kërcime.

Ndërsa te Lakers më të mirët ishin Marc Gasol me 18 pikë dhe Talen Horton- Tucker me 19 pikë e 7 asistime.

https://www.youtube.com/watch?v=0ilGDk415Bc&ab_channel=MLGHighlights

Në anën tjetër Golden State Warriors vazhdon me fitoren e tyre të katërt radhazi, këtë herë përballë Cleveland Cavaliers me rezultat 119:101.

GSW kaluan në pozitën e nëntë pas disa performancave fantastike të Stephen Curry.

Warriors ishin dominant që nga fillimi ku patën një epërsi të lartë prej 11 pikëve që nga pjesa e parë.

Më të dalluarit te Warriors ishin Stephen Curry me 33 pikë e 5 asistime, Andrew Wiggins me 23 pikë, 6 kërcime e 6 asistime dhe Juan Toscano- Anderson me 20 pikë e 7 kërcime.

Kurse te Cavaliers më të mirët ishin Collin Sexton me 30 pikë dhe Darius Garland me 20 pikë e 7 asistime.

https://www.youtube.com/watch?v=nqp4_RM5uXM&ab_channel=MLGHighlights

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore