Përballje

Celtics barazon serinë e ndeshjeve ndaj Miami-t


Seria e ndeshjeve finale në Konferencën e Lindjes në NBA është bërë shumë interesante.

Boston Celtics ka shënuar fitore me rezultat 102:82 ndaj Miami Heat, kështu duke e barazuar serinë e ndeshjeve në 2:2.

Që në çerekun e parë, vendasit krijuan një epërsi të thellë në 29:11, pastaj në vazhdim të lojës arritën ta menaxhojnë rezultatin.

Basketbollisti i Celtics, Jayson Tatum ishte më i miri në këtë sfidë, i cili shënoi 31 pikë, tetë kërcime e pesë asistime, derisa lojë të mirë shfaqi edhe Derrick White me 13 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.

Kurse te Miami, më i dalluari ishte Victor Oladipo, i cili shënoi 23 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime.

Ndeshja e radhës mes tyre do të zhvillohet në orët e hershme të mëngjesit të 26 majit (me kohën tonë lokale).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore