Shqipëria

Celibashi: Mos afishoni materiale propogandistike para fillimit të fushatës


Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka deklaruar të enjten, më 11 shkurt se partitë politike dhe subjektet zgjedhore të mos afishojnë materiale propogandistike përpara fillimit të fushatës së zgjedhjeve.

Sipas “Kodit Zgjedhor”, fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve.

Celibashi u bëri thirrje kryetarëve të bashkive të ushtrojnë në mënyrë të drejtë dhe në përputhje me ligjin vendin se ku do të afishohen materialet propagandistike.

“Ju kujtojmë subjekteve politike dhe organeve drejtuese të njësive të vetëqeverisjes vendore se Kodi Zgjedhor parashikon afishimimin e materialeve propagandistike në ambiente e përcaktuara publike dhe në zyrat elektorale të partive politike, vetëm gjatë fushatës zgjedhore”.

KQZ-ja kërkon rrespektimin e detyrimeve ligjore.

“Të mos cënohet liria e votuesve për të formuar opinionin e tyre neutral, jashtë intervaleve kohore të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor”.

Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të zhvillohen më 25 prill 2021.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore