Zgjedhjet në Shqipëri

Celibashi zyrtarizon 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka prezantuar zyrtarisht 140 emrat, të cilët do të jenë pjesë përbërëse e Parlamentit.

Herësin është thyer nga shumë pak kandidatë, të cilët kanë kaluar pararendësit në listë.

Ndërkaq, për sa i përket votës preferenciale, komisioneri ka shpalosur edhe disa shifra paraprake për partitë që kanë marrë mandat.

Partia me përqindjen më të lartë të votave preferenciale, është ajo Socialdemokrate. Kanë qenë 78.48% e zgjedhësve të kësaj partie, të cilët kanë votuar edhe për kandidatët.

Për Partinë Demokratike, kanë qenë 76.71% e votuesve, të cilët kanë dhënë votën edhe për një kandidat. Për Lëvizjen Socialiste për Integrim ndërkaq, kanë qenë 76.23% e votuesve që kanë hedhur votën edhe për kandidatët.

Partia Socialiste është ajo me përqindjen më të ulët në këtë aspekt. Vetëm 74.75% e socialistëve, kanë votuar edhe për kandidatët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore