Shqipëria

Celibashi u thotë partive të kenë kujdes: Jemi ende në heshtje zgjedhore


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u ka bërë një thirrje të radhës palëve politike, që të mos harrojnë se deri në mbyllje të votimeve, vendi është në heshtje zgjedhore dhe nuk mund të bëhet reklamim i palëve politike apo kandidatëve.

“Çdo thirrje tjetër politike drejt zgjedhësve përveç atyre për pjesëmarrje në votime, është në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Mirëpresim çdo angazhim nga subjektet zgjedhore në mirëadministrimin e procesit”.

Kështu shkruan komisioneri në një postim të tijin në Twitter.

Në Shqipëri, po votohet në gjashtë bashki të vendit: Shkodër, Vorë, Dibër, Durrës, Lushnjë dhe Rrogozhinë.

Në të gjitha ato, situata është shfaqur normale, ku incidente sporadike janë shfaqur për shkak të aspekteve logjistike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore