Zgjedhjet në Shqipëri

Celibashi-Soreca inkurajojnë të rinjtë të votojnë


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, nëpërmjet një postimi në Twitter, ka inkurajuar të rinjtë, që të jenë aktivë gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

“Inkurajoj të rinjtë shqiptarë që të angazhohen në proceset demokratike të vendit dhe të marrin pjesë në votimet e datës 25 prill”.

“Jeni votues për herë të parë?”, pyet komisioneri nëpërmjet fotove të ilustruara. “Doni të jeni të përfaqësuar? Votoni më 25 prill 2021”.

Të njëjtën thirrje ka bërë edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca.

“Ekipi ynë inkurajon të rinjtë të votojnë javën që vjen”, shkruan ambasadori.

Një video ilustruese, me të rinj të angazhuar në politikë, është pjesë e mesazhit të Soreca-s.

Në këto zgjedhje, janë 107 mijë e 24 të rinj, të cilët votojnë për herë të parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore