Zgjedhjet në Shqipëri

Celibashi: OSBE i dhuron KQZ-së materiale mbrojtëse ndaj Covid-19


Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se Organizata për Siguri dhe Bashkëveprim në Evropë (OSBE) i ka dhuruar Komisonit Qendror të Zgjedhjeve një set me materiale informuese dhe mbrojtëse nga Covid-19.

Sipas tij këto materiale do të përdoren në qendrat e votimit dhe KZAZ, për zgjedhjet e datës 25 prill.

“Rreth 6 mijë e 400 postera me rregullat praktike që duhen zbatuar për këtë qëllim, do të vendosen në QV & VNV”.

https://twitter.com/ICelibashi/status/1382323972503703554

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore