Zgjedhjet në Shqipëri

Celibashi njofton procedurën e votimit për të burgosurit


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka publikuar një poster informues për të gjithë zgjedhësit, të cilët janë pjesë e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale. Në të, shpjegohen procedurat e votimit në datën 25 prill për ta.

Në të shpjegohet se çdo person, duhet të zotëroje mjetin e identifikimit elektronik. Gjithashtu, duhet kryer verifikimi i regjistrimit në listën e votuesve pranë institucioneve.

https://twitter.com/ICelibashi/status/1380531149601116176

Të dënuarit mund të paraqesin një kërkesë për votim deri në 24 orë përpara zgjedhjeve. Kjo, kërkesë është e përjashtuar nga taksat gjyqësore.

Të dënuarit mund të informohen mbi gjithë procesin nëpërmjet juristit të institucionit. Ata po ashtu gëzojnë të drejtën e denoncimit të shkeljeve zgjedhore, sipas të gjitha procedurave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore