Shqipëria

Celibashi: Dy mënyrat e votimit nga emigrantët


Komisioneri Shtetërori Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri me dije se dërgimi i fletës së votimit me email ose me postë, janë dy mënyrat sesi mund të votojnë qytetarët nga diaspora.

Lajmi u bë i ditur, të enjten, gjatë një konference për gazetarët.

Ai u shpreh se vazhdon shqyrtimi i këtyre dy mënyrave, por ende nuk ka një vendim përfundimtar.

“Për sa i përket mënyrës së votimit akoma nuk jemi të vendosur, sepse do të duhet të dakordësohemi. Informalisht janë dy mënyra të cilat po diskutojmë, njëra është ajo e shërbimit nëpërmjet postës dhe tjetra ka të bëjë me dërgimin e fletës së votimit nëpërmjet emalit”.

Në lidhje me votimin në ambasadë, Celibashi tha se shihet e pamundur edhe pse po shqyrtohet si mundësi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore