Sport

Ceferin: Ekziston një mundësi që Real Madrid – Chelsa të mos luhet


Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin, ka folur në një TV Slloven, 24EU, mbi Superligën Europiane dhe sanksionet e mundshme mbi klubet e përfshira.

Javën e ardhshme do të luhet ndeshja midis Real Madrid-it dhe Chelsea-t, për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve dhe Ceferin-i u pyet nëse ka mundësi që ajo ndeshje të mos luhet.

“Çelësi është që ky sezon tashmë ka filluar, kështu që transmetuesit do të vijnë te ne, nëse nuk luhen gjysmëfinalet”, tha Ceferin për 24EU.

“Pra, ekziston një mundësi relativisht e vogël që kjo ndeshje të mos luhet javën e ardhshme. Por, gjërat mund të jenë pak më ndryshe në të ardhmen”.

Ai gjithashtu u pyet për komentet e Florentino Perez-it, që ishin kundër Ceferin-it në krye të UEFA-së.

“Epo, kjo është nxitje për mua, që të qëndroj”, tha ai.

“Ai dëshiron një president që i bindet çdo gjëje që thotë, i cili e dëgjon atë dhe që bën atë që mendon ai”.

“Une bëj atë që mendoj se është e mirë për futbollin europian dhe botëror”, përfundoi kreu i UEFA-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore