Sport

Cedi Osman rrjedh gjak të verdhë, a është alien ai?


Foto: Clutchpoints

Lojtari i Cleveland Cavaliers, Cedi Osman, u godit me bërryl në fytyrë dhe filloi të rrjedh gjak të shumtë ndërsa ishte në fushë të dielën mbrëma, por gjaku ishte i verdhë.

Osman, 27 vjeç, u rikthye në lojë në Little Ceasars Arena pasi u detyrua të largohet për në dhomat e zhveshjes. Cavs ende nuk kanë komentuar mbi situatën.

Gjithsesi, Twitter-i i NBA-së u fut shpejt me idenë se Osmani duhet të jetë një alien ose një “hardhucë” nëse gjaku i tij është i verdhë.

Të tjerë u shqetësuan për shëndetin e lojtarit, duke pretenduar se ngjyra mund të rrjedhë nga një problem i trurit, por ndoshta është vetëm për shkak të një infeksioni të sinusit.

Megjithatë, lojtari turk do të dëshirojë të kontrollohet nga një mjek për të marrë një gjendje të pastër shëndetësore.

Lojtari i Detroit Pistons, Hamidou Diallo ishte lojtari përgjegjës për goditjen e hundës së Osmanit.

Derisa Osmani ishte në tokë dhe i gjakosur, dëgjohet Donovan Mitchell duke thënë se gjaku i shokut të skuadrës është i verdhë.

Lojtarët e tjerë të Cavs filluan të rrethojnë Osmanin për të parë vetë gjakun e verdhë.

Osmani, i cili dikur konfirmoi besimin e tij te alienët, e përfundoi natën me 10 pikë në fitoren 102-94 të Cleveland ndaj Detroitit.

Gjatë një interviste me DimeMag të UPROXX, Osman zbuloi se i pëlqen të shikojë dokumentarë në Netflix, veçanërisht për alienët.

“Kryesisht më pëlqejnë ato për alienët”, tha Osman. “Një lloj, si, sepse unë besoj në to”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore