Sport

Ceballos: Ancelotti më kërkoi falje


Duke pasur vështirësi për të luajtur nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti, mesfushori i Real Madridit, Dani Ceballos ka thënë se do të flasë me italianin përpara se të vendosë për të ardhmen e tij.

Ylli spanjoll, i cili më parë kishte kaluar kohë si huazim në klubin e Premierligës, Arsenal, zbuloi se Ancelotti madje i kërkoi falje për mungesën e minutave me Los Blancos.

“Kur të fillojmë parasezonin më 8 korrik, do të shohim”, i shpjegoi Ceballos Tito Gonzalez.

“Do të flas me trajnerin për të parë se çfarë dëshiron dhe prej andej do të vendosim të ardhmen”.

Lidhur me paraqitjet e tij sezonin e kaluar, lojtari zbuloi se Ancelotti kishte kërkuar falje.

“Trajneri më tha më fal sepse nuk kisha luajtur minutat që duhej të luaja dhe kjo është për meritën e tij”, tha Ceballos.

Ceballos luajti vetëm 338 minuta në 18 ndeshje gjatë gjithë sezonit, megjithëse rëndësia e tij për ekipin u rrit në fund të sezonit 2021/22.

Në prill, ishte vetë Ancelotti ai që pranoi në një konferencë për shtyp se Ceballos nuk iu dhanë shanset që meritonte.

“Ceballos nuk ka luajtur minutat që meritonte bazuar në seancat e tij stërvitore”, tha Ancelotti gjatë një konference për shtyp.

“Ai është një nga të paktët që ka luajtur më pak se sa e meriton. Ai ka vuajtur shumë, një sezon me probleme, me dëmtim dhe një rikuperim mjaft të ngadaltë”.

Ceballos, kontrata e të cilit me Real Madridin përfundon në vitin 2023, ka marrë interes edhe nga Real Betis.

Lojtari i Betisit, Juan Miranda është përpjekur të bindë Ceballos që t’i bashkohet Los Verdiblancos.

“Oferta ime për një shtëpi në Olivares është bërë tashmë… Nuk mund të bëj më!” bëri shaka Juan Miranda për Cuatro për mundësinë e nënshkrimit të Ceballos për Betis.

“Shpresoj që në të ardhmen Ceballos do të vijë te Betis”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore