Lajme

CDU-ja e Merkel-it imazh zbritës në zgjedhjet rajonale, projeksionet fillestare


Kristian Demokratët e Angela Merkel (CDU) pësuan humbje mbrëmjen e 14 marsit. Rezultatet e deritanishme tregojnë se skandalet e fundit dhe keq-menaxhimi i situatës së procesit të vaksinimit dëmtoi potencialisht partinë në të dy zgjedhjet shtetërore.

Qendrat e votimit u mbyllën rreth orës gjashtë pasdite. Më 14 shkurt, në rajonet gjermane të Baden-Württemberg-ut dhe Rhineland-Palatinate-s, sipas parashikimeve të sondazheve CDU-ja ka marrë fillimisht 23% dhe më pas 26%.

Sipas projeksioneve, CDU-ja pësoi rënie në të dy rajonet duke rënë me 4% në Baden-Württemberg dhe 5.8 % në rajonin e Rhineland-Palatinate.

Sipas rezultatit Winfried Kretschmann-i, kryetari i rajonit të gjelbër në Baden-Württemberg ,duket se do të mbajë postin e tij, duke udhëhequr një koalicion me CDU-në .

Në Rheinland-Pfalz, social-demokratët, të udhëhequr nga Malu Dreyer, kanë marrë potencialisht 33%. Kjo % i hap potencialisht rrugën për një koalicion tjetër me të gjelbrit dhe Partia Demokratike e Lirë, mbështetësve e bizneseve (FDP).

Pjesëmarrja për të dy zgjedhjet u shënua shumë nga një numër rekord i fletëvotimeve me postë, gjë që mund të vonojë ndjeshëm rezultatet përfundimtare.

Pritej që rreth  60% e votuesve në Rheinland-Pfalz të votonin me postë, dhe megjithëse nuk kishte shifra aktuale për  rajonin e Baden-Württemberg-ut. Vëzhguesit kanë vërejtur një rritje të vazhdueshme të votuesve me postë në vitet e fundit në këtë. Përkatësisht duke marrë në konsideratë rreth 30% të votave me postë në zgjedhjet kombëtare të vitit  2017.

Pse janë zgjedhjet domethënëse?

Të dyja zgjedhjet e 14 marsit dukeshin më shumë domethënëse në një nivel kombëtar sesa në një nivel rajonal.

Të gjitha partitë shpresojnë të kenë përparësi në rajone, përpara zgjedhjeve të Bundestag-ut më 26 shtator.

Data 26 shtator ka fituar një domethënie të madhe politike, pasi kjo datë do të shënojë fundin e qeverisjes 16-vjeçare të Angela Merkel ose të paktën fillimin e bisedimeve për koalicionin që do të përcaktojnë pasardhësin e Merkel.

Edhe më interesante ishte përballja e  partisë qeverisëse të Merkel-it, Bashkimi Demokristian (CDU), si edhe dy çështjet të fundit: një skandal korrupsioni që kishte bërë që tre parlamentarë konservatorë të tërhiqeshin dhe keqmenaxhimi i shpërndarjes së vaksinave.

Deri më tani Gjermania ka  vaksinuar vetëm 7.5% të popullsisë së saj.

Sipas një sondazhi të fundit nga  “Infratest dimap “ në rajonet e Baden-Württemberg dhe Rhineland-Palatinate vetëm një e treta e qytetarëve janë të kënaqur me mënyrën e menaxhimit të pandemisë së COVID-19.

Megjithëse në të dy shtetet më shumë qytetarë fajësojnë qeverinë federale sesa qeveritë e tyre përkatëse të rajonit të tyre.

Disa vëzhgues politikë menduan se 14 marsi  mund të përcaktonte momentin kur aleanca e CDU-së dhe Unioni Social Kristian (CSU) do të mund të zgjidhte përfundimisht kandidatin për kancelar.

Rezultati i dobët për CDU-së, dhe lideri i partisë i sapoemëruar, Armin Laschet, mund të shihte rënien në favor të udhëheqësit të CSU-së  dhe kryetarit të rajonit bavarez,  Markus Söder.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore