Lajme

Çdo ditë e më shumë – në Gjermani – po rriten rastet me coronavirus


Qendra Kombëtare e Kontrollit të Sëmundjeve në Gjermani ka raportuar një numër rekord të rasteve të reja me coronavirus.

Kjo pasi një nga virologët kryesorë të vendit paralajmëroi se do të nevojitej një lockdoën (bllokim) tjetër nëse vaksinimet nuk përshpejtohen shpejt.

39 mijë e 676 rastet e regjistruara nga Instituti Robert Koch tejkaluan rekordin e mëparshëm ditor prej 37 mijë e 120 rastesh të reja.

Instituti tha se shkalla e infeksionit në Gjermani u rrit në 232.1 raste të reja për 100 mijë banorë gjatë shtatë ditëve të fundit.

Zyrtarët qeveritarë kanë thënë vazhdimisht se nuk kanë ndërmend të vendosin bllokime dhe në vend të kësaj u kanë bërë thirrje banorëve që të vaksinohen.

Gjermania ka aktualisht një Qeveri kombëtare të përkohshme pas zgjedhjeve federale të shtatorit.

Ashtu si gjatë periudhave të tjera të pandemisë, vendi ka një sërë rregullash rajonale.

Shumica e vendeve kufizojnë qasjen në shumë institucione.

Megjithatë, rregullat shpesh zbatohen me lehtësi.

Disa spitale kanë thënë ditët e fundit se po punojnë sërish në kufijtë e tyre dhe janë aq të mbushura me pacientë COVID-19 sa nuk mund të pranojnë pacientë të rinj për momentin.

Përfaqësues nga spitali i Berlinit u shprehën se duhej të anulonin operacionet e planifikuara për shkak të numrit të anëtarëve të stafit që kujdeseshin për njerëzit me COVID-19.

Autoritetet kanë thënë se shumica e pacientëve të fundit janë të pavaksinuar.

Rreth 67% e popullsisë 83 milionëshe të Gjermanisë është plotësisht e vaksinuar.

Ndryshe nga disa vende të tjera evropiane, qeveria ka kundërshtuar bërjen e vaksinimit të detyrueshëm për çdo grup profesional.

“Ne ndoshta duhet të kontrollojmë përsëri aktivitetin e infeksionit përmes masave të kontaktit – jo ndoshta, por sigurisht,” tha ai.

Që nga fillimi i pandemisë, 96 mijë e 963 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në Gjermani.

Komiteti i përhershëm i vendit për vaksinat, Stiko, publikoi një rekomandim të ri të mërkurën duke këshilluar që të gjithë njerëzit nën moshën 30 vjeç të merrnin vetëm vaksinën Pfizer-BioNTech.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore