Sport

Cavani mes United-i dhe Boca-s


Edinson Cavani përfundon kontratën me Manchester United-in në fundin e këtij sezoni dhe Ole Gunnar Solskjaer-i e pranon se ai nuk ka informacion nëse lojtari kërkon qëndrimin apo do të largohet. Babai i uruguajanit dhe ish-shoku i skuadrës, Marcos Rojo-s, kanë pohuar se Cavani dëshironte të bashkohej me Boca Juniors-in.

Solskjaer-i e pranon se ai është “i pasigurtë” rreth të ardhmes së Cavani-t.

“Unë kam mbajtur kontakte me Edin, natyrisht dhe ne mbajmë një dialog të hapur”, tha Solskjaer-i.

“Ai është ende i pasigurtë se çfarë dëshiron të bëjë sezonin e ardhshëm, gjë që unë e shoh mirë”.

United-i po përgatitet për ndeshjen e së dielës në Premier Ligë përballë Tottenham-it, duke kërkuar të marrin hak për atë humbje 6-1 në ndeshjen e parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore