Lajme

Cathay Pacific planifikon fluturimin më të gjatë të pasagjerëve në botë, duke shmangur Rusinë


Kompania ajrore, Cathay Pacific ka bërë të ditur se po planifikon të realizojë fluturimin më të gjatë të pasagjerëve në botë duke ridrejtuar shërbimin e saj nga Nju Jork në Hong Kong mbi Atlantik në vend të Paqësorit, me qellim të shmangies së territorit rus.

Rruga e fluturimit do të mbulojë “pak më pak se 9 mijë milje detare dhe një fluturim i tillë planifikohet të zgjas nga 16 deri në 17 orë”, tha Cathay në një deklaratë për Agence France-Presse.

Të martën e 29 marsit, Cathay listoi në faqen e saj të internetit një fluturim nga Nju Jork në Hong Kong për datën 3 Prill – një udhëtim pa ndalesë për të cilin tha se do të qëndronte në ajër për 17 orë e 50 minuta, shkruan The Guardian.

Aeroplan i kompanisë Cathay Pacific.

Ai do të tejkalojë një fluturim të Singapore Airlines që udhëton nga qytet-shteti i Azisë juglindore në Nju Jork, i cili fluturon një distancë më të shkurtër në një kohë më të gjatë rreth në 18 orë.

Cathay nuk pranoi të merrej me arsyet për rrugën e saj të fluturimit duke lënë të kuptohet që po bëhej fjalë për shmangie të hapësirës ajrore të Rusisë, përmes së cilës ajo ka fluturuar më parë.

Shumë linja ajrore kanë anuluar rrugët drejt qyteteve ruse ose po shmangin hapësirën e saj ajrore për shkak të pushtimit të Moskës në Ukrainën fqinje.

Rusia gjithashtu mbylli qiellin e saj muajin e kaluar për disa vende evropiane dhe të gjitha fluturimet e lidhura me Mbretërinë e Bashkuar në një përgjigje të ashpër ndaj një ndalimi të ngjashëm të vendosur ndaj tyre.

Cathay po kërkon një leje fluturimi për udhëtimin që do të fluturojë përtej Atlantikut, Evropës dhe Azisë Qendrore.

Aeroplan i kompanisë Cathay Pacific.

“Ne jemi gjithmonë duke kryer rrugë emergjente për ngjarje ose skenarë të mundshëm brenda botës së aviacionit”, tha transportuesi kryesor i Hong Kongut.

“Opsioni transatlantik është më i favorshëm se rruga e tyre e zakonshme në Paqësor për shkak të erërave të forta sezonale në këtë kohë të vitit”, thanë tutje ata.

Para pandemisë, Cathay kryente tre udhëtime vajtje-ardhje midis dy qyteteve çdo ditë.

Fluturimet për në Hong Kong tani përballen me anulime të shpeshta për shkak të masave të rrepta anti-COVID të qendrës financiare, si dhe mungesës së pasagjerëve.

Duke filluar nga 1 Prilli, fluturimet nga SHBA dhe tetë vende të tjera do të lejohen të zbarkojnë përsëri në Hong Kong, pasi qeveria lehtëson disa nga kufizimet më të ashpra në botë për COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore