Sport

Cassano: Real Madrid-i ishte me fat kundër PSG-së dhe Chelsea-t


Pavarësisht se Real Madrid kryeson tabelën e La Liga-s dhe është kualifikuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, Antonio Cassano nuk është i impresionuar nga mënyra se si Los Blancos kanë luajtur këtë sezon.

Ish-sulmuesi i Real Madrid beson se Barcelona e vendit të dytë, e cila u eliminua nga çerekfinalet e Europa League nga Eintracht Frankfurt, po luan më mirë se Los Blancos në ligë.

“Real Madridi po luan keq, por kundër Paris Saint-Germain fillimisht dhe më pas kundër Chelsea-t ata ishin shumë me fat dhe herët a vonë kjo do të marrë fund”, tha Cassano.

“Real Madridi nuk po luan mirë në ligë. Nëse e shihni Barcelonën, e cila filloi shumë vonë, është një skuadër tjetër. Carlo Ancelotti të bën të ndihesh mirë, por nuk e di – nuk mund të mendoj për një lojtar që ai ka përmirësuar në karrierën e tij”.

Cassano luajti gjithsej 29 ndeshje për Real Madrid-in, kohë në të cilën shënoi katër gola dhe dha një asistim.

Ndërkohë, Cassano ishte plot lëvdata për Karim Benzema, i cili ka qenë i jashtëzakonshëm këtë sezon për Real Madridin.

“Cristiano Ronaldo duhet t’i falënderohet Benzema-s çdo ditë atë, që ka luajtur në krah të tij”, shtoi Cassano.

“Ne e shohim tani. Më parë, Karim arrinte vetëm 18 ose 20 gola në vit, por në sezonin aktual ai ka arritur tashmë 50, duke përfshirë golat dhe asistimet.

“Benzema ishte gjithmonë në shërbim të Cristiano Ronaldo-s, i cili në fund ishte përgjegjës për të shënuar 50 gola në vit. Sot ata janë futbollistë krejtësisht të ndryshëm dhe Karim është një qendërsulmues që ka këmbët e Zinedine Zidane”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore