Futboll

Carlo Mazzone zbarkon në Twitter


Carlo Mazzone është një nga personalitetet më të dashura të sportit italian, veçanërisht në internet. Shpesh protagonist në rrjetet sociale për meme dhe fotomontazhe. Ish-trajneri ka vendosur sot të zbresë në Twitter në moshën 83-vjeçare. Me ndihmën e nipit të tij, ai hapi një llogari në Twitter dhe ‘pagëzimi’ në rrjetin social u bë me dy foto: një që e portretizon atë në familje në Krishtlindje me mesazhin “Christmas 2020, një përqafim për të gjithë! ” dhe një tjetër nga e kaluara, kur luante me fanellën e Ascoli-t, me mbishkrimin “Shumë vite më parë!”.

Mazzone ndoqi kështu shembullin e një tjetër trajneri të madh italian: Giovanni Trapattoni. Edhe Trap, gjithashtu falë ndihmës së nipit të tij, zbarkoi në Instagram pasi mbushi 80 vjeç; dhe sot mburret me mbi 100 mijë ndjekës.

Mazzone është një trajner historik i futbollit italian dhe mbajtës rekord i stolave ​​të Serisë A. Nofkën ‘Carletto’ e ka për figurën e babait që përfaqësonte për shumë lojtarë të rinj që u rritën me të në stol dhe për shumë tifozë që u afashionuan pas tij, përgjatë 38 viteve të karrierës si trainer.  Në moshën 83 vjeç edhe Mazzone vendosi të hyjë në botën e Twitter dhe të fillojë ‘cicërimat’.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore