Shqipëria

Carleton Coon, Shqipëria e Veriut në 1929


Gjatë viteve 1929-1930 Carleton Coon antropologu amerikan nga Wakefield, Massachusetts ndodhej në Shqipëri ku kreu një studim antropometrik të mbi 1 mijë e 67 shqiptarë të dhjetë zonave të Veriut, duke iu matur madhësitë dhe format e trupave të tyre.

“Burri me rroba gjysmë-perëndimore dhe armë në brez. Në të majtë, një grua e malësisë me kostum tipik popullor”
“Foto e dy djemve, të veshur me pallto ndryshe nga veshja tradicionale e klaneve në Mirditë”

Ky studim u përfundua në vitet 1946-1947 me ndihmën e komunitetit shqiptar të Bostonit dhe rezultoi në botimin e librit të tij: “The Mountains of Giants: a Racial and Cultural Study of the North Albanian Mountain Tribes (Malësia e viganëve: studim racor dhe kulturor i fiseve të malësisë së Shqipërisë së Veriut)” Kembrixh 1950.

“Një tjetër lloj i gegëve”

 

“Portreti i burrit shqiptar gegë”

Jehona shkencore e punës së Coon-it ishte e kufizuar duke qenë se, pas Luftës së Dytë Botërore, studime të tilla të antropologjisë fizike dhe të tipareve racore u bënë tabu apo iu kish humbur interesi. Interesante megjithatë mbesin fotografitë si dëshmi e kohës.

 

 

 

“Një malësor tipik shqiptar i veshur me shami rreth qafës”
“Zonja Coon e veshur me rrobat e grave Gegë (fustanellë) dhe me një kapelë konike (plis) ”

 

Katër bajraktarë. Qendër majtas është bajraktari i Hotit dhe qendër djathtas bajraktari i Kelmendit.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore