Stil

Çanta e Dior, dhe lidhja e saj me princeshë Dianën


Princesha Diana ishte e para që mbajti çantën Dior. Krijuar në 1995, çanta “Lady Dior” nuk ka pushuar së qëni e njohur, duke u bërë një nga çantat kryesore që shënoi përgjithmonë historinë e modës.

Para 24 vitesh në udhëtimin e saj në Paris princeshë Diana u shfaq me këtë çantë. Dukë qënë se ajo e pëlqeu shumë modelin dhe vazhdon ta mbante duke e kombinuar atë me veshje të ndryshme dhe duke zgjedhur të gjithë ngjyrat e disponueshme, çanta mori këtë emër pikërisht prej Dianës.

Çanta “Lady Dior” është ri-krijuar, sezon pas sezoni për dy dekada e gjysmë, duke e bërë atë një çantë e cila duhet vazhdimisht.

Kjo çantë elegante është krijuar nga lëkura e butë e qengjit dhe dorezat e rrumbullakosura. Versionet e sotme të çantës Lady Dior ofrojnë mundësi për ta personalizuar çantën sipas dëshirës suaj, së bashku me një rrip të gjerë. Ka shumë madhësi, modele , ngjyra dhe materialet ndryshojnë nga lëkura dhe qëndisja.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore