Përballje

Canelo Alvarez mposht Avni Yildirim dhe niset drejt titullit të tij të tretë


Nga zilja e parë, Canelo Alvarez dukej i destinuar për një fitore me nokaut kundër turkut Avni Yildirim.

Këndi i Yildirim hodhi peshqirin në fund të raundit të tretë për ta mbaruar lojën dhe Alvarez mori një fitore me nokaut teknik për të mbajtur titujt e tij WBC dhe WBA të peshave deri në 76 kilogramë.

Pas ndeshjes, Eddie Hearn, promovuesi i ndeshjeve së boksit konfirmoi se Alvarez do të përballet me Billy Joe Saunders, i cili mban titullin e WBO të peshave deri në 76 kg. Ndeshja pritet të mbahet më 8 maj, kurse vendi pritet të përcaktohet.

“Doja të bëja një luftë të shkëlqyeshme këtu”,  tha Alvarez, duke folur para turmës, e cila ishte më e madhe se 15,000 për shkak të kufizimeve të COVID-19. “Unë kisha nevojë ta nokautoja dhe atë bëra. Kjo është ajo që duhej të bëja”.

Alvarez i cili ka 51 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, pothuajse ishte luftëtari i vetëm në ring duke dominuar totalisht turkun Yildirim. Në fillim të duelit, Alvarez hodhi goditje të rënda në trupin e Yildirim pasi ai e kishte më të lehtë të sulmonte trupin sepse turku mbronte më shumë kokën.

Meksikani Alvarez, edhe në ndeshje kundër një kalibri të lartë si Yildirim, shfaqi aftësitë e tij dhe tregoi se është një nga luftëtarët më të mirë në histori.

 

Yildirim i cili ka 21 fitore e 3 humbje ishte i pa shpresë në këtë ndeshje, mbijetoi raundin, dhe madje edhe ndërsa ai ishte ulur në këndin e tij para raundit të katërt, u duk se ishte në lojë për të paktën tre minuta më shumë, por ai nuk mundi t’i mbijetojë ati rundi deri në fund.

Traineri Joel Diaz iu lut Yildirim për të treguar më shumë pas tre raundeve pa shkëlqim.

“Do të të jap edhe një raund tjetër,” i tha Diaz Yildirim në qoshe gjatë ndeshjes

Sidoqoftë, edhe kjo ishte shumë për të kërkuar. Një anëtar tjetër i këndit të Yildirim kërkoi që lufta të ndalet, një kërkesë që ishte e detyruar.

Alvarez mori fitoren e tij të dytë në tre muaj dhe mbajti dy nga katër titujt në divizionin deri në 76 kile. Ai nuk do të duhet të presë më shumë për të goditur titullin e tretë. Lufta kundër Saunders i jep Alvarez një shans për të lëvizur një hap më afër të qenit një kampion i padiskutueshëm dhe për të forcuar rastin e tij për të qenë luftëtari më i madh meksikan i të gjitha kohërave.

Saunders i cili ka 31 fitore dhe asnjë humbje ka mbajtur titullin e WBO për peshat deri në 76 kg që kur ai mundi Shefat Isufin në maj të 2019.

“Unë dua të bëj histori,” tha Alvarez në intervistën pas ndeshjes. “Unë dua të jem një nga më të mirët në botë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore