Jetesë & Stil

Camila Cabello: Kisha nevojë për terapi


Camila Cabello ka treguar për publikun se si, ka ndikuar periudha e karantinës në jetën e saj. Ajo kishte nëntë vite që punonte pa ndërprerje.

Superstari amerikan, e njohur kryesisht për hitet e saj “Havana” dhe “Senorita”, nuk ka lënë pa përmendur të dashurin e saj, këngëtarin Shawn Mendes, duke thënë se ajo ka qenë në gjendje të mbështetet tek këngëtari në periudhën e saj më të keqe.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi Camila u shpreh se: “Para mbylljes unë isha djegur… Po jetoja me një ankth të një niveli të lartë. Ishte diçka e paqëndrueshme. U ndjeva sikur po vrapoja me një këmbë të thyer, por nuk po kuptoja vërtet se si ndihesha. Vazhdoja t’i thoja vetes se gjithçka ishte mire, duhet të ndihem mirë, duhet të ndihem mirë! Më duhej t’i jepja leje vetes për të kërkuar ndihmë sepse kisha nevojë… Kisha nevojë për terapi.”

Artistja është nominuar tre herë për ‘Grammy’ dhe ajo shkëlqeu që prej kohës ku ishte pjesë e grupit  ‘Fifth Harmony’ në “X Factor”, SHBA, në vitin 2012. Para se grupi të ndahej dhe gjithësecila të vazhdonte karrierën solo në vitin 2016, Camila është shprehur se nuk ka kaluar një kohë të këndshme.

Pandemia më dha atë pauzë për të thënë, le të mos vazhdojmë të vrapojmë me këtë këmbë të thyer, le ta rregullojmë atë.

Ajo është shprehur se në të kaluarën e saj nuk është kujdesur sa duhej për veten dhe se shumicën e kohës punonte larg nga shtëpia.

Gjithashtu nuk ka patur kohë as për marrëdhënie apo të kishte një jetesë të shëndetshme dhe të lumtur, artistja thjesht punonte pa pushim edhe pse nuk ndihej fare mirë.

Cabello ka shprehur se nëse do të rikthehej e njëjta situatë, ajo do të reagonte shumë ndryshe. Nuk do ta lejonte veten të ndihej më në atë formë.

Këngëtarja bukuroshe ka treguar gjithashtu se : “Unë e di që tani duhet të kujdesem për veten time. Askush tjetër nuk e di ku e kam limitin e nëse e kam arritur atë përveç meje, kështu që unë duhet të kujdesem për veten në atë mënyrë. Kam mësuar shumë për ekuilibrin, për t’i thënë ‘jo’ gjërave. Është më mirë për mua të kem atë orë terapie dhe të shoh miqtë e mi… Ka të bëjë me mos lejimin e vetes për të arritur në pikën ku ndihesh e djegur, e thyer, e konsumuar…”

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore