Sport

Calvert-Lewin, sulmuesi i rilindur nga Ancelotti


Sulmuesi anglez i Everton-it, Dominic Calvert-Lewin-i, duket se ka rilindur nën urdhërat e teknikut, Carlo Ancelotti. 23-vjeçari ka bërë paraqitje shumë të mira, të cilat kanë ndikuar dhe në thirrjen e tij nga Kombëtarja e Anglisë.

Calvert-Lewin-i me Ancelotti-n në pankinën e Everton-it, ka arritur të ketë 46 prezenca në fushë, nga ku ka shënuar 26 gola dhe pesë asiste. Vetëm në sezonin aktual ai numëron 25 ndeshje, 18 gola dhe katër asiste.

Rilindja e sulmuesit, bëri që më 8 gusht 2020, Kombëtarja e Anglisë ta grumbullonte. Me të cilët deri tani ka luajtur tre ndeshje, ku ka shënuar dy gola.

Ndërkohë më herët sulmuesi ka patur trajner, Ronald Koeman-in, teknikun aktual të Barcelona-s, nën urdhërat e të cilit u aktivizua ne 28 ndeshje dhe shënoi katër gola dhe tre asiste.

Më shumë ndeshje Lewin-i është aktivizuar me trajnerin portugez, Marco Silva-n. 54 paraqitje në të gjitha kompeticionet me Everton-in, kur drejtohej nga portugezi, duke shënuar 13 gola dhe tre asiste.

Duke përfshirë edhe trajnerë të tjerë, por edhe ata të përmendur më sipër, në total te Everton-i, Lewin-i është aktivizuar në 159 ndeshje, ku ka shënuar 50 gola dhe 15 asiste, duke filuar nga 2016 dhe në vazhdim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore