Shqipëria

Caktohet trupa gjykuese për Enkelejda Hoxhën


Më 24 shkurt është hedhur shorti në Gjykatën e Posaçme të Apelit për të përcaktuar trupën gjykuese që do të japë vendimin për gjyqtaren e arrestuar të Krujës, Enkejleda Hoxha dhe personave të tjerë të përfshirë.

Kryesuesja e seancës është zgjedhur gjyqtarja e Apelit për Krimet e Rënda, Nertina Kosova dhe anëtarë Dhimitër Lara dhe Sokol Binaj. Seanca për gjyqtaren Hoxha është vendosur të mbahet më 2 mars në orën 11:00.

Enkelejda Hoxha u vu në pranga nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), së bashku me nëntë persona të tjerë për korrupsion në drejtësi. Ajo akuzohet se kishte firmosur uljen e dënimit të shtetasit S.P, i dënuar me 25 vite burg për vrasje të kryer në vitin 1995 në Lushnje.

Më pas i dënuar me nëntë vite burg në Milano në vitin 2003 dhe i ekstraduar në Shqipëri, ku vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës.

Avokati, Aldo Tabaku, ishte pjesë e skemës së lirimit së bashku me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor Shkëlqim Korbi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore