Përballje

Caktohet data për ndeshjen Fury – Wilder


Dueli i tretë për titullin të peshave të rënda mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder është caktuar për datën 9 tetor.

Ndeshja, e cila do të zhvillohej në Las Vegas më 24 korrik, u detyrua të shtyhet pasi britaniku rezultoi pozitiv me koronavirus.

32-vjeçari, Fury, mposhti amerikanin Wilder, për t’u bërë kampion i titullit të “World Boxing Council” (WBC) në Shkurt të vitit 2020, ku 14 muaj para fitores, boksierët ndanë një barazim në Los Angeles.

Që nga ndeshja e fundit në vitin 2020, asnjëri nga boksierët nuk kanë hyrë në ring për të luftuar.

“Unë nuk doja asgjë më shumë sesa të shkatërroja Wilder më 24 korrik, por duket se ndeshja do të duhet të presë,” tha Fury.

“Unë do të kthehem më i mirë se kurrë. Ne do të luftojmë me 9 tetor dhe unë do ta nokautoj atë”, shtoi ai.

Pasi një ndeshje e tretë dështoi disa herë për shkak të komplikimeve rreth pandemisë Covid-19, Fury kërkoi të përballej edhe me britanikun Anthony Joshua, i cili mban tre titujt e tjerë të rëndësishëm në pesha të rënda.

Por, një seancë arbitrazhi vendosi që Wilder kishte baza kontraktuale për një duel të tretë.

Fury është i pamposhtur në 31 ndeshjet e tij, ndërsa Wilder ka vetëm një humbje në 44 duele.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore