Përballje

Caktohen gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Ballkani – Slavia Prague


Ballkani do të ballafaqohet me Slavia Prague-n në ndeshjen e raundit të pestë të grupeve në Ligën e Konferencës.

Për këtë ndehsje të rëndësishme, UEFA tashmë ka caktuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë.

Arbitrat do të jenë nga Danimarka. Kryesori i ndeshjes do të jetë Morten Krogh, derisa asistentët e tij do të jenë Peter Rasmussen dhe Dahl. Kurse gjyqtar i katërt do të jetë Mikkel Redder.

Kujtojmë që kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme për kampionët e Kosovës.

Në rast se ata dalin me rezultat pozitiv, atëherë do të kenë gjasa për kalimin e grupit, në të kundërtën do të jetë shumë e vështirë.

Ndeshja e parë mes Slavia Prague dhe Ballkanit e zhvilluar në Pragë, kishte përfunduar me rezultat 3:2 në favor të vendasve, përkundër që Ballkani ishte duke udhëhequr dy herë.

Pas katër ndeshjeve, Ballkani aktualisht numëron katër pikë në vendin e fundit, aq sa ka edhe Slavia një pozitë më lartë. Ndërsa grupin e kryeson Sivasspor me shtatë pikë, aq sa ka edhe Cluj në vendin e dytë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore