Shqipëria

Cakaj për 4 mijë shqiptarët e fshirë nga adresat në Luginën e Preshevës


Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar për këtë politikë diskriminuese që Serbia po ndjek ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Cakaj i ka bërë thirrje institucioneve përkatëse ndërkombëtare, veçanërisht Komitetit Këshillues të Konventës në Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve të Këshillit të Evropës dhe Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Minoritetet Kombëtare, për ta përcjellë këtë proces me vëmendje të shtuar dhe për të vepruar për parandalimin e këtij procesi me pasoja afatgjata politike, shoqërore dhe institucionale ndaj të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

Ministri Cakaj ka ndikuar gjithashtu në unifikimin e faktorit politik në Preshevë duke rritur përfaqësimin me këshilltarë në parlament dhe deputetë në Beograd si dhe ka ndihmar në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisjen e Bujanocit nga partitë shqiptare.

Këshillit Kombëtar Shqiptar ka kontribuar gjithashtu në shpërndarjen falas të teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës, duke dhuruar rreth 20 mijë libra, nga të cilët kanë përfituar 4 mijë nxënës shqiptarë, ndërsa qeveria shqiptare është në pritje të përgjigjes pozitive për hapjen e konsullatës së përgjithshme shqiptare në Bujanoc për të përforcuar më tej lidhjet me Luginën e Preshevës./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore