Kosova

Bytyqi: Largohet nga PSD-Ja, bashkohet me PDK-në


Ish-ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në Kosovë, Shyqyri Bytyqi, njoftoi të premten se është larguar Nga Partia Socialdemokrate (PSD) dhe ka kaluar te Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

“Në fakt po rikthehem në familjen e madhe të Partisë Demokratike të Kosovë”.

Lajmin e bëri të ditur kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj. Ky i fundit është kandidati për kryeministër, në zgjedhejt e 14 shkurti, në Kosovë.

“Bytyqi është njëri ndër ministrat më të mirë, më kredibil dhe më të suksesshëm të Kosovës i cili i bashkohet PDK”. 

Nga ana tjetër, Bytyqi, deklaroi se është nder dhe respekt për të, që të jetë anëtar i PDK-së.

“Po rikthehem në familjen e madhe të PDK-së në një ekip që është profesional dhe i gatshëm që të merr përgjegjësi për sfidat që e presin vendin tonë”.

Më herët, Bytyqi, ka qenë anëtar Nismës Socialdemokrate. Nga e cila u largua, në gusht të 2019, duke iu bashkuar PSD-së. /AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore