Tregjet

BuzzFeed do të mbyllë redaksinë e lajmeve, 15% e stafit pushohen nga detyra


Kompania multimediale e medias përmes internetit, BuzzFeed, ka bërë me dije se do ta mbyllë redaksinë e lajmeve dhe do të shkurtojë stafin me 15%, duke çuar kështu edhe në një rënie të aksioneve të tyre me 10% në bursën amerikane Nasdaq.

Lajmin e ka bërë me dije vetë bordi i kompanisë, duke theksuar se divizioni i lajmeve nuk po funksionon më siç duhet.

Nga do të preken përafërsisht 180 punonjës të BuzzFeed, të cilëve nuk do t’i gjendet një rol i ri në kompani.

Përmbajtjet kryesore, të cilat do të zhduken nga rrjeti multimedial, do të jenë ato të cilat lidhen përtej lajmeve kryesore politike dhe sociale, edhe ato që përkasin me fushën e biznesit, apo teknologjisë.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Jonah Peretti, ia ka bërë me dije këtë gjë stafit përmes disa email-eve informuese.

Një tjetër arsyetim lidhur me mbylljen e këtij divizioni, është edhe rënia e vazhdueshme që kompania ka parë vitin e fundit.

E vetmja gjë, e cila ka gjeneruar “zhurmë” në rrjet nga BuzzFeed, kanë qenë krijimi i përmbajtjeve origjinale sa i takon kulinarisë, apo sfidave të ndryshme që personazhet e njohur bëjnë.

Ndërsa, në tërësi, stoqet e kompanisë ranë me 26% vitin e shkuar.

Sot çmimi i stokut ndalet në vetëm 92 cent të dollarit amerikan, në bursën Nasdaq, ku edhe kompania operon.

Ajo është krijuar në vitin 2006 dhe si qëllim ka pasur argëtimin e shikuesve në platforma të mediave sociale, fillimisht YouTube dhe më pas, të zhvilluara më tej në Facebook, Instagram, Twitter, apo së fundmi Tik Tok.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore