Lajme

Butch Bowers, avokati që do të mbrojë Trump në gjyqin e shkarkimit?


Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara (SHBA), Donald Trump ka punësuar avokatin Butch Bowers, për ta përfaqësuar në gjyqin e senatit për shkarkimin e tij. Ky njoftim vjen nga  një burim familjar i Trump-it. 
Avokati i Carolina-s së jugut nuk iu përgjigj kërkesave për komente. Ai  është relativisht i panjohur në skenën kombëtare. Bowers ka përfaqësuar ish-guvernatorët republikanë në Carolina-n e Jugut. Ai ka shërbyer në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, për  ish-presidentin republikan George W Bush, sipas faqes së tij në internet.

Sipas një burimi, senatori republikan i Carolina-s së jugut,  Lindsey Graham e rekomandoi atë. Graham është një aleat i Trump-it.

Në vitin 2012, Bowers  ka përfaqësuar guvernatorin e atëhershëm, Nikki Haley, në një seancë. Haley akuzohej se se merrej me lobim të paligjshëm, ndërkohë që ishte përfaqësuese e një shteti. Ajo u pastrua nga akuzat.

Në vitin 2009, Bowers ka përfaqësuar guvernatorin e atëhershëm, Mark Sanford, në një seancë etike. Sanford akuzohej se kishte përdorur një avion shtetëror për një udhëtim sekret pesë-ditor në Argjentinë. Dyshohej se ai kishte udhëtuar  për të takuar një grua, me të cilën  kishte një lidhje jashtëmartesore. Sanford ra dakord të paguante 74,000 dollarë për të zgjidhur akuzat.  Udhëtimi i tij dhe shpenzimet e fushatës shkelnin ligjet e etikës shtetërore, por Sanford  vazhdoi të mohonte akuzat.

Procesi për shkarkimin e Trump

Ka  gjasa që gjyqi i Trump-it të fillojë në mesin e muajit shkurt, në mënyrë që Bowers të ketë kohë të përgatitet tha senatori republikan Mike Braun, për reporterët më 21 janar.

Trump-i po përballet me një shkarkim të dytë historik. Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve e akuzuan për “nxitje të kryengritjes”  dhe të trazirave  në Capitol.

Duket se ish-presidenti Trump ka pasur të vështirë të këshillohet  në lidhje me shkarkimin e tij nga Senati.

Gjatë këtij muaji disa burime thanë se Rudy Giuliani, ishte gati të ndihmonte në mbrojtjen e presidentit.

Së fundmi, Giuliani tha se nuk do të përfaqësonte ish-presidenin.  Kujtojmë se  Giuliani drejtoi ekipin ligjor që u përpoq pa sukses, të përmbyste humbjen e Trump-it në zgjedhje. Përjekjet e tij kaotike për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve  dëmtouan reputacionin  e ish-kryetarit të bashkisë së New York-ut./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore