Kosova

Burke: Stabiliteti në Kosovë është thelbësor për stabilitetin në rajon


Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ka deklaruar se do të vazhdojë mbështetjen në dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Admirali i NATO-S, Robert P. Burke, në një intervistë për televizionin Klan Kosova, është shprehur se janë “disa sfida që e kërcënojnë sigurinë në Kosovë”.

“Njëra nga to është edhe retorika e dëmshme në baza etnike, e tjetra brengë ka të bëjë me papunësinë, veçanërisht pas rritjes së saj si rezultat i shpërthimit të pandemisë”.

Kjo është vizita e tij e parë në prishtinë si shef i Shtabit Qendror të Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, nën përgjegjësinë e të cilit bie edhe Forca e Kosovës, (KFOR-i).

Ai tha që “Kosova ka përparuar në lidhje me termat e sigurisë”.

Disa sfida mbesin, duke përfshirë, për shembull, ndikimin e krimit të organizuar, aktivitetet ilegale ekonomike dhe retorikën e dëmshme në baza etnike”.

Burke shtoi se papunësia është një sfidë, veçanërisht pas shpërthimit të pandemisë.

KFOR-i është plotësisht i vëmendshëm për këta faktorë të jostabilitetit dhe i monitoron ata përsëafërmi, duke qëndruar në mënyrë fleksibile në terren dhe duke shkëmbyer informata me të gjithë partnerët për çështjet e sigurisë”.

Kosova stabël është thelbësore për stabilitetin në rajon dhe për sigurinë tonë. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore