Zgjedhjet në Kosovë

Burim Berisha rifiton bindshëm Fushë Kosovën


Burim Berisha

Nga 100% të votave të numëruara, Burim Berisha i Lidhjes Demokratike të Kosovë (LDK) i cili ka menaxhuar deri më tani me Komunën e Fushë Kosovës, ka arritur të fitoj edhe një mandat.

Ai ka fituar me një rezultat të thellë prej 66,04% ose 7 mijë e 864 vota.

Ndërsa kundër kandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Bajçinca ka arritur të marr vetëm 33,96% ose 4 mijë e 44 vota.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale Burim Berishës nga LDK kishte fituar 7 mijë e 966 vota ose 49,72 % ndërsa Enver Bajçinca nga LVV kishte marrë 4 mijë e 98 vota ose 25,58 %.

Lidhjes Demokratike të Kosovë do të qeverisë për një mandat katërvjeçar në këtë komunë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore