Lajme

Burgim i përjetshëm – jo dënim me vdekje – për sulmuesin e shkollës në Parkland


Gjyqtarët kanë vendosur që sulmuesi 24-vjeçar i shkollës Parkland të mos dënohet me vdekje, por të kalojë pjesën tjetër të jetës pas hekurave.

Në rast se ai do të dënohej me vdekje, të 12 anëtarët e trupës gjykuese duhet të kishin votuar njëzëri për secilën pikë.

Ky vendim shënon një goditje për prokurorët, të cilët kishin kërkuar të provonin se krimi ishte “i paramenduar” dhe plotësonte përkufizimin e shtetit për “faktorët rëndues” që kërkonin dënimin me vdekje.

Por familjarët e viktimave, vendimin e burgimit të përjetshëm të sulmuesit, nuk e kanë pritur mirë. ky rezultat i ka zhgënjyer.

Cruz u deklarua fajtor për të 17 akuzat e vrasjes vitin e kaluar.

17 njerëz u vranë  dhe 17 të tjerë u plagosën gjatë sulmit të 14 shkurtit 2018 në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas.

Sulmi filloi në orën 14:19 të pasdites kur personi i armatosur – i cili ishte dëbuar vitin e kaluar për arsye disiplinore – mbërriti në kampus i armatosur me një pushkë gjysmë automatike AR-15 të blerë ligjërisht.

Ai qëlloi për vdekje 14 studentë dhe tre anëtarë të stafit.

Të gjitha viktimat u qëlluan brenda një harku kohor prej katër minutash.

Personi i armatosur arriti të largohej nga shkolla duke u përzier me nxënësit dhe qëndroi në zonë pasi thuhet se bleu një pije freskuese në një qendër tregtare aty pranë.

Menjëherë pas kësaj, rreth orës 15:40, ai u arrestua nga oficerët e policisë rreth dy milje larg shkollës.

Parkland riformësoi debatin e SHBA-ve për armët e zjarrit pasi studentët e mbijetuar vazhduan të krijojnë një nga lëvizjet më të mëdha të reformës së armëve në dekada.

Por ky rast ringjalli edhe debatin rreth përdorimit të një çështjeje tjetër të mprehtë në Amerikë: dënimi me vdekje me disa që argumentojnë se më shumë vrasje nuk është zgjidhje.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore