Shqipëria

Burg përjetë për Përparim Ademin, i akuzuar për vrasjen e dy motrave


Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg përjetë për Përparim Ademin, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë të 31 dhjetorit 2021.

Asokohe ai ekzekutoi në banesën e tyre motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.

Ademi, është nga Tirana, por ka jetuar për një periudhë kohe në Maqedoni të Veriut.

Nga Tirana ishin edhe dy motrat viktima.

Ato janë vrarë, pasi njëra prej tyre kishte refuzuar të vazhdonte lidhjen me autorin.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Më të rëndë këtë krim e bën edhe fakti se, në momentin e krimit, kanë qenë edhe dy persona, të cilët dyshohen të mitur 15 dhe 16 vjeç, fëmijët e viktimës ZH.M.

Ademi u vu në pranga pak orë pas ngjarjes së rëndë.

Pas arrestimit, Ademi ka deklaruar në polici që e ka kryer krimin për shkak të xhelozisë.

Ai ka thënë se do të vetëdorëzohej në polici, por është kapur para se të shkonte.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore