Sport

Bundesliga/ Ndeshjet e javës së 20-të


Bundesliga gjermane do të zbresë në fushë të shtunën dhe të dielën e 6-7 shkurtit, për të luajtur ndeshjet e javës së 20. Javë e cila filloi të premten me duelin Hertha Berlin-it kundër Bayern Munich-ut. E përfunduar me fitoren e bavarezëve 0-1, me gol të Kingsley Coman-it.

Ndeshjet e datës 6 shkurt, do të fillojnë nga ora 15:30, Freiburg-u pret Borussia Dortmund-in, Schalke pret Leipzig-un, Bayer Leverkusen do të presë Stuttgart-in, Augsburg-u pret Wolfsburg-un dhe Mainz-i pret Union Berlin-in. Në orën 18:30 do të luhet sfida Borussia Monchengladbach-ut kundër Koln-it.

Freiburg-u renditet në vendin e nëntë të Bundesligës, me 27 pikë. Për Dortmund-in janë 32 pikë dhe vendi i gjashtë në renditje. Të dy ekipet në pesë ndeshjet e fundit, numërojnë nga dy fitore, një barazim dhe dy humbje.

Vendasit në shtëpi kanë katër fitore, katër barazime dhe dy humbje. Dortmund-i si ekip udhëtues ka pesë fitore, një barazim dhe katër humbje. Ndeshja e fundit mes tyre në Bundesligë, përfundoi 4-0 për Dortmund-in, që ishte dhe ekipi pritës atë ndeshje.

Schalke e vendit të fundit në renditje do të presë Leipzig-un e vendit të dytë. Për vendasit janë tetë pikë pas 19 javësh, kundrejt 38 pikëve të miqëve. Në pesë ndeshjet e fundit vendasit numërojnë një fitore, një barazim dhe tre humbje. Për Leipzig-un janë dy fitore, dy humbje dhe një barazim.

Në shtëpi Schalke numëron një fitore, dy barazime dhe shtatë humbje. Si udhëtues Leipzig-u numëron tre fitore, katër barazime dhe dy humbje. Përballja e fundit mes tyre në Bundesligë, përfundoi me fitoren e Leipzig-ut, që ishte dhe ekipi pritës, me rezultatin 4-0.

Leverkusen-i i vendit të pestë pret Stuttgart-in e vendit të 10. 32 pikë në renditje për vendasit dhe 25 pikë për miqtë. Tre humbje, një fitore dhe një barazim për Leverkusen-in në pesë ndeshjet e fundit. Ndërsa, Stuttgat-i në pesë ndeshjet e fundit numëron dy fitore, një barazim dhe dy humbje.

Në nëntë ndeshjet e luajtura si ekip pritës Leverkusen-i numëron katër fitore, tre barazime dhe dy humbje. Stuttgart-i si udhëtues numëron pesë fitore, dy barazime dhe tre humbje. Ndeshja e fundit mes tyre e luajtur në Stuttgart, përfundoi në barzim 1-1.

Augsburg-u i vendit të 13 përballet me Wolfsburg-un e vendit te tretë. 22 pikë për vendasit dhe 35 pikë për miqtë, në renditje. Në pesë ndeshjet e fundit në kampionat, Augsburg-u numëron katër humbje dhe një fitore. Miqtë numërojnë tre fitore dhe dy barazime.

Si ekip pritës Augsburg-u numëron tre fitore, dy barazime dhe pesë humbje. Wolfsburg-u si ekip udhëtues numëron tre fitore, pesë barazime dhe dy humbje. Ndeshja e parë mes tyre, gjatë fazës së parë, e luajtur në Wolfsburg, përfundoi në barazim pa gola.

Mainz-i i vendit të parafundit në renditje, luan kundër Union Berlin-it të vendit të tetë. 10 pikë për vendasit dhe 29 pikë për miqtë. Në pesë ndeshjet e fundit në Bundesligë, Mainz-i numëron tre humbje, një baraim dhe një fitore. Kryeqytetasit numërojnë dy humbje, dy barazime dhe një fitore.

Në ndeshjet si ekip pritës, Mainz-i ka arritur një fitore, dy barazime dhe shtatë humbje. Union-i si udhëtues numëron tre fitore, tre barazime dhe tre humbje. Ndeshja e parë e luajtur në Berlin, përfundoi 4-0 për Union-in.

Në ndeshjen e fundit të së shtunës, M’gladbach-u i vendit të shtatë do të presë Koln-in e vendit të 14. 32 pikë për vendasit në renditje dhe 18 pikë për miqtë. Në pesë ndeshjet e fundit, vendasit kanë tre fitore dhe dy barazime, ndërsa miqtë dy fitore, një barazim dhe dy humbje.

Si ekip pritës M’gladbach-u numëron pesë fitore, katër barazime dhe një humbje. Koln-i si ekip udhëtues numëron tre fitore, tre barazime dhe tre humbje. Ndeshja e fundit mes tyre në kampionat, e luajtur në Koln, përfundoi 1-3 për M’gladbach-un.

Ditën e diel, në 7 shkurt do të luhen dy sfidat e mbetura. Përkatësisht në orën 15:30, Hoffenheim-i do të presë Eintracht Frankfurt-in dhe Armina Bielefeld-i do të luaj kundër Werder Bremen-it, në orën 18:30.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore