Sport

Bundesliga/ Ndeshjet e ditës


Bundesliga do të luajë ditën e mërkurë ndeshjet e mbetura të javës së 30. Janë katër përballje që do të luhen duke filkuar nga ora 20:30, ndërsa ndeshja Hertha Berlin – Freiburg është shtyrë për shkak të rasteve me koronavirus te ekipi vendas.

“PreZero Arena” do të presë takimin midis  Hoffenheim-it dhe Borussia M’gladbach-ut. Vendasit renditen të 12-ët në Bundesligë me 32 pikë, gjashtë pikë më shumë se vendi që rrezikon rënien nga kategoria, që aktualisht mbahet nga Hertha (zona play-off) dhe Koln-i.

M’gladbach-u renditet në vendin e shtatë me 43 pikë. Miqtë janë katër pikë larg zonës që të dërgon në Europa Ligë dhe që mbahet nga Bayer Leverkusen-i.

Ndeshja e parë midis dy ekipeve, e luajtur gjatë fazës së parë të këtij sezoni, përfundoi me rezultatin 1-2 për Hoffenheim-in.

Ndeshja tjetër do të jetë midis Borussia Dortmund-it dhe Union Berlin-it, në “Signal Iduna Park”. Dortmund-i renditet në vendin e pestë me 49 pikë, pesë pikë më pak se Wolfsburg-u që mban vendin e katërt dhe të fundit që të dërgon në Ligën e Kampionëve.

Union-i renditet në vendin e tetë me 43 pikë, po aq sa edhe M’gladbach-u. Edhe për Union-in shanset janë të mëdha për të qenë në Europa Ligë në sezonin e ardhshëm.

Ndeshja e parë midis dy ekipeve, e luajtur gjatë fazës së parë të këtij sezoni, përfundoi me rezultatin 2-1 per Union-in.

Stuttgart-i do të ndeshet me Wolfsburg-un në “Mercedes Benz Arena”. Vendasit renditen në vendin e 10 me 39 pikë. Pra janë në mesin e artë të tabelës.

Miqtë renditen në vendin e katërt me 54 pikë, dy pikë më pak se Eintracht Frankfurt-i i vendit të tretë.

Ndeshja e parë midis dy ekipeve, e luajtur gjatë fazës së parë të këtij sezoni, përfundoi me rezultatin 1-0 per Wolfsburg-un.

“Weserstadion” do të mirëpresi sfidën midis vendasve të Werder Bremen-it dhe Mainz-it. Werder-i renditet në vendin e 13 të Bundesligës, me 30 pikë. Mainz-i renditet në vendin e 15 me 28 pikë.

Të dy ekipet janë në rrezik për të rënë nga kategoria në fundin e sezonit, pasi janë praktikisht katër dhe dy pikë larg zonës së rrezikut që mbahet nga Hertha (dy ndeshje më pak) dhe Koln-i. Megjithatë edhe Mainz-i është një ndeshje më pak dhe e ka pikërisht përballë Hertha-s.

Ndeshja e parë midis dy ekipeve, e luajtur gjatë fazës së parë të këtij sezoni, përfundoi me rezultatin 0-1 per Werder-in.

Ditën e martë u luajtën sfidat:

Koln – Leipzig 2-1

Armina Bielefeld – Schalke 1-0

Eintracht Frankfurt – Augsburg 2-0

Bayern Munich – Bayer Leverkusen 2-0

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore